Sonte (e premte) po vazhdon nata e dytë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili po mbahet në Gërmi.
Edhe kjo mbrëmje solli yje të shumtë për të performuar si nga tregu ndërkombëtar ashtu edhe nga ai vendor.
Në mesin e shumë artistëve për publikun shqiptar do të performonin edhe J Balvin dhe Mahmood.
Dua Lipa, e cila elektrizoi skenën në natën e parë të “Sunny Hill”, po vazhdon të jetë e pranishme për të parë paraqitjet e këngëtarëve të tjerë.
Në një moment të publikuar në InstaStory nga motra e saj, Rina Lipa, ylli shqiptar është parë duke e bërë shqiponjën para turmës.
Krijuesja e hitit “Love Again” është shprehur e lumtur që është rikthyer sërish në vendlindjen e saj në Kosovë.
Ajo sot u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. /Telegrafi/