Telegrafi

Nasri ‘thumbon’ krerët Arsenalit: Nuk janë në nivel me Chelsean dhe Unitedin

Mesfushori i Sevillas, Samir Nasri, ka kritikuar bordin e Arsenalit.

Arsenal për herë të fundit e ka fituar Ligën Premier në vitin 2014, ndërsa që nga ajo kohë Chelsea dhe Manchester United e kanë fituar nëntë herë.

“Ne duhet ta marrim parasysh faktin se kur isha në Arsenal, nuk kemi luftuar në kushte të pa barabarta me Chelsea apo Manchester United”.

“Bosët e klubit gjithmonë kanë kërkuar që të kenë financa të shëndetshme. Ata kurrë nuk janë futur në borxh”.

“Pra, ata natyrisht që nuk kanë fituar tituj si të tjerët”, ka thënë Nasri që është i huazuar nga City te Sevilla. /Telegrafi/