Site icon Telegrafi

Nasser Al-Khelaifi do ta takojë Ronaldon, sheiku do të jetë prezent në takimin Spanja-Portugalia

GENEVA, SWITZERLAND - MARCH 26: Cristiano Ronaldo of Portugal during the International Friendly match between Portugal v Netherlands at Stade de Geneve on March 26, 2018 in Geneva, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/Getty Images)

Cristiano Ronaldo fillon kampionatin botëror pa i mbyllur spekulimet rreth të ardhmen së tij.

Ylli i Real Madridit deklaroi pas finales së Ligës së Kampionëve në Kiev se do të zbulonte vendimin e tij në ditët në vijim dhe që nga 26 maj nuk ka thënë asgjë.

Në orët e fundit ka ndodhur një ngjarje që mund ta largojë portugezin nga madrilenët. UEFA nuk e ka sanksionuar Paris Saint-Germain dhe në këtë mënyrë ekipi francez ka ndërmarrë një fushatë për të transferuar CR7.

Në këtë skenar rezulton sot se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi do ta shikojë për së afërmi ndeshjen mes Portugalisë dhe Spanjës. Prania e udhëheqësit më të lartë të ekipit parisien sonte në stadiumin Fisth në Socchi mund të jetë e lidhur me interesimin për transferimin e “Topit të Artë”.

Nasser Al-Khelaifi (Getty Images)

Francezët në këtë transferimin mund ta përfshijnë në negociata Neymarin, megjithëse burimet e afërta me brazilian kanë siguruar se largimi i sulmuesit nga kampioni francez është i pamundur gjatë kësaj vere.

Situata e Cristianos ka ndryshuar gjithashtu në orët e fundit. Njoftimi i Antoine Griezmann se do të qëndron në Atletico Madrid do të thotë se Cristiano është lojtari i katërt më i paguar në botë, pasi francezi e tejkalon atë me kontratën e re, ku thuhet se do të marrë rreth 23 milionë euro neto për një sezon.

Por, kujtojmë se PSG nuk është opsioni i vetëm që ka Cristiano. Në Manchester United gjithashtu ëndërrojnë kthimin e lojtarit.

Chelsea ishte një tjetër opsion që u zbeh kur skuadra e Londrës nuk u kualifikua për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version