Samir Nasri është shumë pranë largimit nga Manchester City.
Trajneri spanjoll Pep Guardiola nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe Nasri ka zgjedhur largimin nga ‘Etihad Stadium’.
Francezi nuk është grumbulluar në tri ndeshjet e para zyrtare dhe është duke u kërkuar nga Inter.
Por së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti turk Besiktas që kërkon transferimin e tij.
Sipas medieve angleze Nasri është i interesuar t’i bashkohet kampionatit turk dhe është duke biseduar me Besiktasin për shkak se ekipi turk do të luaj në Ligën e Kampionëve.
Ky transferim pritet të kompletohet për një shumë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/