Interi është duke shpresuar ta huazojë mesfushorin e Manchester Cityt, Samir Nasri.
Futbollisti francez nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas, ashtu që klubi anglez dëshiron ta largojë.
L’Equipe raporton se Nerazzurrët janë të interesuar ta huazojnë lojtarin, i cili pëlqehet nga Roberto Mancini.
Mirëpo, preferenca e ‘Citizens’ është që ta shesin atë për një shumë prej 20 milionë euro.
Sidoqoftë, mundësia e largimit të trajnerit nga posti i tij, vë në dyshim arritjen e një marrëveshjeje për kalimin e Nasrit në Meazza. /Telegrafi/