Samir Nasri do të jetë i larguari i radhës nga Manchester City.
Mesfushori francez ishte i huazuar edicionin e kaluar në Spanjë te Sevilla.
Por klubi spanjoll nuk ka aktivizuar klauzolën për blerjen e tij, kështu që francezi ka filluar kontaktet me klube tjera.
E ardhmja e Nasrit duket se do të jetë në kampionatin turk.
Është skuadra e Antalyaspor që i ka bërë një ofertë të mirë financiare francezit.
Klubi i Superligës turke i ka ofruar kontratë tri vjeçare Nasrit me pagë vjetore prej katër milionë euro neto.
28-vjeçari ka kontratë me Cityn edhe një vit por është në bisedime për ta shkëputur atë, ndërsa ai mund të zyrtarizohet te klubi turk gjatë kësaj jave./Telegrafi/