Pati polemika të mëdha në Lojërat Universitare Botërore FISU pasi sportistja e zgjedhur për të përfaqësuar Somalinë në 100 metra regjistroi kohën më të ngadaltë në historinë e garës.
Një grua e quajtur Nasra Abukar ishte e përfshirë në Lojërat e 31-ta Verore Universitare Botërore në Chengdu të Kinës, është bërë virale për performancën e saj në garë.
Abukar, e cilësuar si sportiste “e patrajnuar” me përvojë të kufizuar vrapimi, thuhet se e ka përfunduar garën në 21.81 sekonda – me pretendimet se ajo vendosi një “rekord të ri për përfundimin më të ngadaltë të garës”.
Para sinjalizimit të armës, sportistet po merrnin pozicionin e duhur për të filluar vrapimin.
Ndërsa pjesa tjetër e grupit doli me shpejtësi nga pjesa ku u bënë gati dhe po largohej me shpejtësi, Abukar mbeti shumë prapa dhe vraponte me lëvizje të ngadalta.
Kamerat e kapën atë pothuajse duke kapërcyer vijën e finishit rreth 10 sekonda pas fitueses Gabriela Silva Mourao, e cila arriti në 11.58 sekonda.
Abukar duket se nuk është një vrapuese e 100 metrave, por vendimi për ta lejuar atë të marrë pjesë ka shkaktuar një bujë të madhe.
Somalia's Ministry of Sports Minister Mohamed Barre pledged to hold those responsible for what he termed as the "misrepresentation and embarrassment" of the country. The controversy intensified amid allegations of favouritism involving Abukar's potential familial connection to… pic.twitter.com/WxXjWWeVQW
— Somalia Live Update (@HassanIstiila) August 2, 2023
Thuhet se ajo u zgjodh vetëm sepse ajo është mbesa e Khadija Aden Dahir, zëvendëspresidentja e lartë e Federatës Somaleze të Atletikës.
Siç tregojnë pamjet e ekranit, Dahir e kishte uruar tashmë Abukarin për formimin e ekipit të sprintit.
Ministri i Sportit i Somalisë, Mohamed Barre, është zotuar të hetojë procesin e përzgjedhjes që çoi në selektimin e Abukar. /Telegrafi/