Site icon Telegrafi

Nasim Haradinaj publikon pamjet kur në zyrat e OVL të UÇK u sollën dhe kur u konfiskuan 4 mijë dosjet

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar pamjet nga kamerat e zyrave të OVL UÇK-së kur një person i panjohur dërgoi dosjet e Gjykatës Speciale dhe momenti kur sot në zyrat e OVL shkuan hetuesit e Speciales.

Haradinaj thotë se nga aty shihet personi kur i solli 4 mijë dosjet që dyshohet se kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovës.

Në pamjen e dytë ai sjell momentin kur dosjet u morën nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës së djeshme, OVL-UÇK raportoi se një pako me 4,000 dosje të Gjykatës Speciale kanë mbërritur në zyrat e tyre, por nuk dihet se kush i solli ato.

Lexo po ashtu Gucati: Në zyrat e OVL e UÇK-së ka arritur një pako me materiale të Gjykatës Speciale, nuk dihet se kush e solli

Një veprim të tillë nuk e ka komentuar Gjykata Speciale. Kopje të tyre, sipas zyrtarëve të OVL të UÇK-së, u janë dorëzuar Prokurorisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Hetues të Gjykatës Speciale kanë shkuar sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nga ku kanë marrë një kopje të materialit, që një ditë më parë nga persona të panjohur janë lënë në korridorin e selisë së OVL-së të UÇK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version