Telegrafi

Nasim Haradinaj publikon pamjet e personit që i solli dosjet e reja të Speciales në OVL të UÇK-së

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar pamjet kur sot në zyrat e OVL të UÇK-së u sollën dosjet e reja për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në selinë e OVL të UÇK.

“Musafiri i radhës siq e quajti kryetari: Rrufeja II për dhomat e specializuara…!”, ka shkruar Haradinaj, tranmston Telegrafi.

Në video shihet personi i maskuar teksa lë dosjet në selinë e OVL të UCK, ku janë edhe tre persona të tjerë, por askush nuk ndërmerr asgjë që të legjitimojë ose pyes se kush ishte personi, që lë kutinë me material dhe del jashtë.

Lexo po ashtu Gucati: Materiale të tjera të Speciales kanë arritur sot në zyrat e OVL së UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyni Gucati ka bërë të ditur se materiale të tjera janë dërguar në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë ditës së sotme.

Në një konferencë për medie, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre. /Telegrafi/