Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), Nasim Haradinaj ka theksuar se në listat e veteranëve të UÇK-së ka edhe njerëz të cilët kanë qenë pjesë e Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë (UDB).
Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri, ka thënë se dihet shumë mirë kush janë ata që deri dje, sipas tij, i kanë shërbyer ish – sistemit jugosllav dhe kanë maltretuar shqiptar%, ndërsa sot janë veteranë të UÇK-së.
Haradinaj ka folur edhe për deklaratat e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i cili kishte thënë se nënkryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka pranuar 8 milionë euro për ta ndihmuar luftën çlirimtare, duke thënë se Quni nuk ka dijeni mbi këto gjëra.
“Anton Quni nuk ka qenë nivel i diskutimit, por ka folur vetëm hajt ashtu”, ka shtuar ai.
Më tutje Haradinaj ka treguar se si, sipas tij, komandanti Sali Çekaj i ishte bashkuar Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Madje, sipas tij, ky i fundit kishte kërkuar nga kryetari aktual i LDK-së – gjatë kohës së luftës – para për të blerë radiolidhje, e që Mustafa – ministër i Financave asokohe, ia kishte refuzuar këtë kërkesë. /Telegrafi/