Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë ne nuk jemi kundër gjykimit të krimeve por kundër një Gjykate raciste.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se e keqja e Gjykatës Speciale është se është nisur në Beograd dhe e ka përkrahur edhe Rusia.
“Gjykatën Speciale e ka përkrahur edhe grupi i LDK-së me në krye Eqrem Kryeziun që ka dërguar 280 faqe dosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se çdo shqiptarë që denoncon shqiptarët duhet të konsiderohet “shpiun”.
Nënkryetari i OVL UÇK-së ka thënë se deputetët me “tru peshku” kanë votuar Gjykatën Speciale e sot sipas tij kjo e fundit ka lulëzuar dhe Kosovë “është ku është”.
Duke iu përgjigjur Daut Haradinajt për Hisen Berishën, Nasimi ka thënë se Berisha ka qenë bashkëluftëtarë në Koshare dhe nuk është asgjë e çuditshme pse ai sot është në PDK.
“Hiseni ka hyrë në PDK të bashkëluftëtarët. Unë me Hisenin kam luftuar. Ka hyrë në PDK për hatër timin dhe nuk është bërë “kiameti”. Hiseni ka bërë mirë që ka kaluar në PDK”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj./Telegrafi/