Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se ai do të votojë në Parlament ashtu siç vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Por,k sipas tij, ky Këshill ende nuk e ka një vendim final.
“Kemi pasur dy takime zyrtare. Një qëndrim, që ende nuk është final, është jo me PDK-në. Por, s’ka asgjë të keqe që të ulemi me AAK-në e Nismën”, ka thënë ai.
Rugovës, që iu lakua emri ditëve të fundit se do ta votojë Ramush Haradinajn, për kryeministër të Kosovës, pohoi se s’voton ndryshe, pos ashtu siç e vendos LDK-ja.
“Për të 10-ën herë publikisht them se Naser Rugaova është deputet i LDK-së dhe unë jam institucionalit. Naser Rugova voton në koordinim me atë që e vendos LDK-së. Në harmoni të plotë me Këshillin e Kërgjithshëm të LDK-së dhe grupin parlamentar të LDK-së”, pohoi Rugova. /Klan Kosova/