Site icon Telegrafi

Naser Rafuna reagon pas vdekjes së Leze Qenës: 6 vite së bashku në ‘Çka ka shpija’, askush nuk e kishte energjinë e saj

Leze Qena (Foto: YouTube)

Aktorja Leze Qena, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Të shumta kanë qenë ngushëllimet që ka pranuar nga miqtë dhe kolegët  e saj e po ashtu edhe nga personazhet e tjera publike.

Një shkrim emocional për vdekjen e aktores së mirënjohur e ka bërë edhe aktori Naser Rafuna, si një nga bashkëpuntorët më të afërt të saj, të cilët njëherësh kanë luajtur gjashtë vite së bashku në serialin “Çka ka shpija”.

“Leze Qena na paska lënë. Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë, gati 6 vjet bashkë në serialin Çka ka shpija. E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo.. ishte shpirti më i madh që kam takuar. E falënderoj shumë për të gjitha ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideruar si fëmijë. Nuk ka pasur asnjë sekret ndaj meje, çkado më ka treguar. ‘Djali jem më ka shpëtuar me rrogë në këtë projekt’ – më thojke e ish në gjendje gjithë rrogën për një natë me e lanë më të qarrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte edhe mbetet e madhe, shumë e madhe”.

Lexo po ashtu Personazhet publike shprehin ngushëllime për vdekjen e aktores Leze Qena

“Vdiq sot njeriu që nuk ka pas si ajo, e më dëshpërimin më të madh e më kënaqësinë po ashtu të madhe që njoha i them ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtojmë si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por si personin e tillë që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot.Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me të në telefon. Ngushëllime”, kanë qenë fjalët e aktorit Rafuna për aktoren Qena. /Telegrafi/

Exit mobile version