Telegrafi

Naser Berisha publikon baladën “Fjala e thyer”

(Foto: Instagram/naser_berisha)

Naser Berisha e ka publikuar këngën e titulluar “Fjala e thyer”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Për muzikën janë kujdesur Zeqirja Bajrami dhe vet këngëtari, të cilën njëherësh e kanë shkruar edhe tekstin.

Oki e ka bërë orkestrimin, derisa Reshat Beqiri (kitarë), Barlet Qerimi (bateri dhe vokal përcjellës) dhe Dëfrim Behluli (piano) – janë përfshirë në realizimin e këtij projekti.

Vet Naser Berisha e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin e këngës, derisa për anën vizuale është përkujdesur Bug Production.

“Fjala e thyer” është një baladë që i përshtatet stilit të kantautorit e që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/