Naser Berisha sapo ka publikuar projektin më ri muzikor.
Kënga mban titullin “Bredhi në kohë”, dhe erdhi e shoqëruar edhe me videoklip i cili tashmë gjendet në kanalin YouTube.
Teksti i këngës “Bredhi në kohë” është shkuara nga këngëtari, i cili njëherësh është kujdesur edhe për realizimin e muzikës.
Ndërsa, vet Naseri Berisha po ashtu ka bërë orkestrimin, miksimin dhe masterizimin e këngës.
Ndërkaq në kitarë është Reshat Beqiri, teksa klipi është punuar nga BB-Production.
Projekti i ri i këngëtarit të mirënjohur renditet e shtata me radhë në albumin e tij të katërt që do të publikohet gjatë këtij viti. /Telegrafi/