“Do të dua dikur” titullohet kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur, Naser Berisha, të cilën e ka sjellë para admiruesve të muzikës së tij.
Autori i shumë hiteve e ka kompletuar edhe nga ana vizuale projektin e ri muzikor.
Vet Naser Berisha e ka shkruar tekstin dhe është kujdesur për muzikën e këngës së re. Ai njëherësh e ka bërë edhe orkestrimin.
Për pjesën e kitarës është angazhuar Reshat Beqiri, ndërsa për xhirimin e videoklipit të këngës “Do të dua dikur” është kujdesur Bug Production.
Është një pop-rok baladë që vjen me një interpretim shumë të mirë nga këngëtari dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tij. /Telegrafi/