Sateliti i NASA-s, Transiting Exoplanet Survey (TESS), ka zbuluar një planet që ka përafërsisht madhësinë e Tokës, por është vetëm sa një e dhjeta e moshës së planetit tonë.
Bëhet e ditur se, ekzoplaneti i zbuluar rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin i quajtur HD 63433, i cili ndodhet 73 vite dritë larg nga Toka.
Për shkak të afërsisë që e ka me yllin, njëra anë e planetit përballet vazhdimisht me dritë, ndërsa pjesa tjetër me errësirë.
Kjo ndikon që temperaturat në anën e ngrohtë të tij të arrijnë deri në 1260 gradë Celsius, thanë zyrtarët e NASA-s.
Këto temperatura të larta nënkuptojnë se brendësia e planetit ka të ngjarë të përbëhet nga llava e nxehtë.
TESS, i cili u lansua në prill të vitit 2018, ka përdorur këtë metodë për zbulimin e ekzoplanetëve për të dalluar edhe 4000 botë alienësh, nga të cilat qindra janë konfirmuar.
Karakteristikat unike të planetit të ri, e bëjnë atë objektiv kryesor për hetimet e mëvonshme dhe synojnë edhe zbulimin e planetëve të tjerë. /Telegrafi/