Site icon Telegrafi

NASA tregon shkatërrimin e Bejrutit nga hapësira

Një sensor i telekomandës regjistroi dëmet në Bejrut.

Pixelat e kuq të errët tregojnë shkatërrimet më të rënda.

NASA tregon shkallën e dëmtimit në Bejrut të shkaktuar nga shpërthimi i 4 gushtit, transmeton Telegrafi.

Në bashkëpunim me Observatorin e Tokës në Singapor, agjencia hapësinore përdorte të dhënat e radarit të hapjes sintetike (SAR) me bazë satelitore.

SAR i përket familjes së radarëve të imazheve dhe përdoret për vëzhgime në distancë.

Të dhënat në thelb paraqesin ndryshime në sipërfaqen e tokës para dhe pas një ngjarjeje, siç është një tërmet.

Harta tregon piksel me ngjyra të ndryshme – sipas NASA-s, çdo piksel paraqet një sipërfaqe prej 30 metrash. Pikselat e kuq të errët në zonën e portit tregojnë dëmtimin më të rëndë.

Pikselat portokallë paraqesin dëme të mesme, kurse pikselat e verdhë më të lehta.

Harta përmban të dhëna të modifikuara të Copernicus Sentinel të përpunuara nga ESA (Agjensia Evropiane e Hapësirës). /Telegrafi/

Exit mobile version