NASA do të dërgojë një rover për të kërkuar ujë-akull pranë një krateri në Polin Jugor të Hënës.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në vitin 2023, roveri do të zbarkohet pranë skajit perëndimor të Kraterit Nobile, një zonë e gjerë prej 73 kilometrave që është pothuajse përgjithmonë në hije.
Misioni Viper do të mbështesë planet për eksplorimin njerëzor të Hënës, sepse akulli mund të minohet për përdorim si ujë i pijshëm dhe karburant raketash.
NASA dëshiron të kthejë astronautët në sipërfaqen hënore këtë dekadë.
Programi Artemis i agjencisë hapësinore ka në plan të zbarkojë gruan e parë si dhe njeriun e parë me ngjyrë në Hënë.
Më tutje, kjo mund t’i hapë rrugën programit për një prani afatgjate njerëzore në satelitin e vetëm natyror të Tokës. /Telegrafi/