Telegrafi

NASA i shndërron ëndrrat në realitet: Ata që pranojnë të qëndrojnë të shtrirë për 70 ditë, do të paguhen nga 100 mijë dollarë (Foto)

Shumë prej nesh ëndërrojmë që ta kalojmë ditë duken qëndruar të shtrirë tërë ditën, dhe të paguhemi majmë duke mos bërë asgjë.

Por, duket se NASA është duke i shndërruar ëndrrat në realitet. Disa kandidatë fatlumë do të paguhen me shuma të majme të hollave, vetëm që të qëndrojnë tërë ditën të shtrirë, transmeton Telegrafi.

NASA është në kërkim të këtyre kandidatëve që do të marrin pjesë në “studimin e qëndrimit në shtrat”, ku pjesëmarrësit duhet të qëndrojnë në shtrat për 70 ditë.

Në këtë mënyrë NASA dëshiron të shoh se si reagon trupi në një periudhë të gjatë kohore të pushimit, pushim ky të cilin e shijojnë edhe astronautët gjatë udhëtimeve të tyre disamujore.

Ky eksperiment është i ndarë në dy kategori: Ushtrim dhe pushim.

Grupet që ushtrojnë mund të përdorin pajisje të veçanta që u ndihmojnë të jenë aktiv derisa qëndrojnë të shtrirë, derisa grupet që nuk ushtrojnë duhet të qëndrojnë të shtrirë pa bërë asgjë.

Gjatë këtij studimi do të kryhen teste në eshtra, muskuj, zemër si dhe në qarkullimin e gjakut e në sistemin nervor që luftojnë kundër infeksioneve.

Tingëllon si një punë që çdo njeri ëndërron ta ketë? Por sa mendoni se mund të qëndroni i shtrirë duke mos bërë asgjë? /Telegrafi/