Telegrafi

NASA publikon “selfie” nga Marsi, sonda realizon fotografi me helikopter të vogël

NASA ka publikuar një “selfie” që e ka realizuar sonda e saj “Perseverance” përmes helikopterit të vogël “Ingunuity” në planetin Mars.

Roveri përdori dorën robotike për ta realizuar fotografinë që është “kapur nga 62 fotografi të vogla, transmeton Telegrafi.

Karshi “Perseverance”, “Ingenuity” mund të shihet nga një distancë prej rreth katër metra.

Helikopteri i rëndë rreth 1.8 kilogram, do të duhej ditëve të ardhshme të kryej fluturimin e parë në Planetin e Kuq.

Pritet që në fluturimin e parë testues të arrijë lartësinë prej rreth tri metra, e më pas do të mbetet në një vend për 30 sekonda – para se të zbret sërish mbi sipërfaqen e Marsit.

Ky fluturim do të jetë njëherit fluturimi i parë i kontrolluar nga një planet tjetër. Helikopteri është i pajisur me baterie të fuqishme.

Në Mars ka arritur i montuar në “dollapin” e sondës “Perseverance” gjatë fundit të shkurtit, pas më shumë se 200 ditë fluturim ku u përshkuan mbi 472 milionë kilometra. /Telegrafi/