Curiosity Rover i NASA-s, ka marrë pamjet e peizazheve të ndryshme në planetin e kuq.
Pajisja që ka zbarkuar më 2012 në Kraterin Gale, ka filmuar 16 hapësira të ndryshme të cilat më pas janë montuar në një video të vetme, transmeton Telegrafi.
Në sajë të efekteve speciale që i kanë dhënë një nuancë të kaltër, për dallim nga kuqja e mbyllët që zakonisht lidhet me Marsin, këto pamje janë shumë të ngjashme më ato që mund të shihen në Tokë.
Baza e NASA që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka publikuar filmimin e realizuar në pjesën e jashtme të kraterit që ka një diametër prej 327 kilometrash.
Më poshtë mund të shihni si duket kriteri, që besohet të jetë krijuar para 3.8 miliardë vitesh. /Telegrafi/