Telegrafi

NASA publikon foto epike të galaktikave duke luftuar

Flasim për luftërat e yjeve në jetë reale.

Fotografia e kapur përmes teleskopit Hubble, përshkruan galaktikën e sipërme, të quajtur UGC 1810, e angazhuar në një “betejë titanike” me sisteme të shumta yjesh.

Sistemi i yjeve njihet si Arp 273, i cili ndodhet 300 milionë vite dritë larg, sipas faqes së internetit të NASA-s, transmeton Telegrafi.

Çuditërisht, galaktika UGC 1810 mbart plagë të shumta beteje nga “ndërveprimet e saj të egra dhe të dhunshme gravitacionale”, raporton NASA.

Plaga më e dukshme e luftës është unaza e jashtme blu e sistemit të yjeve që është formuar nga “yje masivë”.

Në të kundërtën, unaza e brendshme e galaktikës – e cila është një galaktikë më e vjetër spirale – duket më e kuqe.

Është e panjohur se çfarë ndezi përballjen ndëryjore. /Telegrafi/