NASA ka plane për të vendosur një reaktor bërthamor në Hënë për të fuqizuar misionet e ardhshme.
Misioni siç njihet si Fission Surface Power Project dhe është një nga qëllimet më të mëdha për programin e ardhshëm të NASA-s Artemis, transmeton Telegrafi.
Projekti mund të sigurojë energji të bollshme dhe të vazhdueshme në Hënë, pavarësisht kushteve mjedisore.
Siç raportohet ky projekt gjithashtu mund të jetë vendimtar për mbështetjen e vendbanimeve njerëzore afatgjata në sipërfaqen hënore.
Thënë kështu, këto koloni do të mundësojnë eksplorimin e destinacioneve të thella në hapësirë në të ardhmen. /Telegrafi/