Telegrafi

NASA përzgjedh dy kompani të reja për furnizim me veshje për udhëtime hapësinore

Kontratat e reja do mundësojnë prodhimin e veshjeve deri në vitin 2034 për udhëtimet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe programin Artemis për udhëtimin në Hënë.

NASA përzgjodhi këto dy kompani për prodhimin e veshjeve hapësinore për Programin Hënor Artemis dhe misionet e së ardhmes për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (SNH), përcjell Telegrafi.

Ekipet e udhëhequra nga Axiom Space dhe Collins Aerospace ( me ILC Dover si një kontribuues madhor) përfituan kontratën me vlerë 3.5 miliardë dollarë, marrëveshje kjo për furnizimin me veshje hapësinore për të gjitha misionet e ardhshme të NASA deri në vitin 2034, bënë të ditur disa zyrtarë nga agjencia gjatë ditës së djeshme.

Përderisa procedurat për prodhimin e veshjeve hapësinore kanë filluar nga kompanitë, Vanesa Wyche udhëheqëse e Qendrës Hapësinore Johnson të NASA në Houston, gjatë një konference e cila u mbajt dje tha: “NASA do të i certifikoi këto veshje dhe do sigurohemi që ato janë të gatshme për astronautët”.

“Pastaj kur veshjet të jenë të gatshme, ato do dërgohen për përdorim tek astronautët”, shtoi tutje Wyche. /Telegrafi/