Një kompani amerikane ka bërë histori duke u bërë firma e parë komerciale që zbarkon një anije kozmike në Hënë.
Intuitive Machines me bazë në Houston zbarkoi robotin e saj, Odysseus pranë polit jugor hënor.
NASA reagoi pas zbarkimit të anijes kozmike në Hënë. “Porosia juaj u dorëzua…në Hënë!”, ka shkruar në rrjetet sociale NASA.
“Zbarkimi hënor pa ekuipazh i (Intutive Machines) u ul në orën 18:23 ET (2323 UTC), duke sjellë shkencën e NASA-s në sipërfaqen e Hënës. Këto instrumente do të na përgatisin për eksplorimin e ardhshëm njerëzor të Hënës nën Artemis”, shkroi agjencia hapësinore në platformën X.
Your order was delivered… to the Moon! 📦@Int_Machines' uncrewed lunar lander landed at 6:23pm ET (2323 UTC), bringing NASA science to the Moon's surface. These instruments will prepare us for future human exploration of the Moon under #Artemis. pic.twitter.com/sS0poiWxrU
— NASA (@NASA) February 22, 2024
Administratori i NASA-s, Bill Nelson, deklaroi gjatë transmetimit në internet se “sot për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, SHBA është kthyer në Hënë”.
“Sot është një ditë që tregon fuqinë dhe premtimin e partneriteteve tregtarë të NASA-s. Urime për të gjithë të përfshirët në këtë kërkim të madh dhe të guximshëm”.
Duartrokitjet dhe festimet mund të dëgjoheshin në transmetimin e drejtpërdrejt të “Intuitive Machines”.
Ndryshe, Intuitive Machines ka thyer mungesën gjysmë shekullore të Shteteve të Bashkuara në sipërfaqe e Hënës.
Kujtojmë se hera e fundit që një pajisje amerikane u fut butësisht në tokën hënore ishte misioni Apollo në vitin 1972. /Telegrafi/