Site icon Telegrafi

NASA: Një asteroid gjigant prej një kilometri do të kalojë pranë Tokës gjatë të martës 

Një asteroid gjigant më i madh se çfarëdo ndërtese në botë, do të kalojë pranë planetit tonë gjatë të martës, ka njoftuar NASA.

Asteroidi i quajtur 7482 (1994 PC1), është mbi një kilometër i (1,052 m). Është më i gjatë sesa ndërtesa më e lartë në botë – Burj Khalifi në Dubai që është 830 metra, transmeton Telegrafi.

Llogaria NASA Asteroid Watch në Twitter, ka siguruar ndjekësit se asteroidi nuk përbën ndonjë kërcënim për Tokën. Postimi i 12 janarit tregon se asteroidi është i njohur dhe u studiua për dekada nga ekspertët e fushës.

Madje është bërë e ditur se 1994 PC1 do të sigurojë me një siguri të plotë 1.2 milion milje larg gjatë të martës. Kjo distancë përllogaritet të jetë ekuivalente me pesë herë distancë nga Hëna në Tokë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version