Site icon Telegrafi

NASA në kontakt të plotë me sondën eksploruese që gjendet miliarda kilometra larg në univers

NASA ka rivendosur kontaktin e plotë me sondën e saj Voyager 2, muaj më herët se sa pritej, tha agjencia hapësinore.

Në korrik, një komandë e gabuar iu dërgua anijes kozmike, e dërguar për të eksploruar hapësirën në vitin 1977, duke ndryshuar pozicionin e saj dhe duke ndërprerë kontaktin, transmeton Telegrafi.

Një sinjal u kap të martën gjë që tregonte se nuk ishte humbur plotësisht kontakti me Tokën, duke kthyer antenën e tij përballë planetit tonë.

NASA fillimisht kishte shpresuar që kontakti do të rivendosej në tetor.

U deshën 37 orë që kontrollorët e misionit të kuptonin nëse komanda ndëryjore kishte funksionuar pasi Voyager 2 është miliarda kilometra larg nga Toka.

Pasi komunikimet u humbën, sonda nuk ishte në gjendje të merrte komanda ose të dërgonte të dhëna në Rrjetin Hapësinor të Thellë të NASA-s – një grup antenash gjigante radioje në të gjithë botën.

Por agjencia hapësinore konfirmoi më 4 gusht se të dhënat ishin marrë nga anija kozmike dhe se po funksiononte normalisht.

Nasa pret që sonda e ngarkuar me instrumente shkencore të mbetet në trajektoren e saj të planifikuar nëpër univers. /Telegrafi/

Exit mobile version