Site icon Telegrafi

NASA ndërpret transmetimin live, shfaqen “UFO-të” në orbitën e Tokës (Video)

NASA edhe njëherë është akuzuar se po fsheh prova për ekzistencën e UFO-ve, pasi gjatë transmetimit të drejtpërdrejt nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, kalon para kamerave një objekt i paidentifikuar.

Por Keen nga Streetcapl i cili ka mbi 40.000 abonues në YouTube, pretendon se një objekt i misterioz ka fluturuar pranë Stacionit Ndërkombëtarë Hapësinor, derisa po transmetonte pamje live, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, gjatë transmetimit live shfaqet një dritë e kaltër e cila po shkëlqente nga distanca.

Derisa skeptikët pretendojnë se bëhet fjalë për një dritë të zakonshme, “gjuetarët e UFO-ve” janë të bindur se objekti i paidentifikuar ishte më i shndritshëm për shkak të dritës nga Dielli.

Ndërkaq ndërprerjen e transmetimit live nga NASA, shumë njerëz po e shohin si dëshmi se kjo agjenci është duke fshehur ekzistencën e UFO-ve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nSQDNypchwU

 

Exit mobile version