NASA do të nisë një mision me prioritet për eksplorimin e pirgjeve misterioze në hënë, pirgje këto të cilat i kanë hutuar shkencëtarët.
Agjencia hapësinore e SHBA-ve ka shpalosur planet për nisjen e një roboti zbulues në Kupolat Gruithuisen në hënë, veçori gjeologjike të cilat ekspertët besojnë se u formuan nga një magmë ngjitëse e pasur me gurë silici, e njëjtë me përbërjen e granitit.
Në Tokë, këto lloje formacionesh kanë nevojë për oqeane ujore dhe pllaka tektonike për formimin e tyre, kjo ka bërë që ekspertët të jenë të pa sigurt se si këto janë formuar dhe se si kanë evoluar këto kupola pa përbërësit e duhur, transmeton Telegrafi.
Eksploruesi për Imazhet dhe Spektroskopitë e Vullkaneve Hënore, i planifikuar të dërgohet në hënë përbëhet nga pesë instrumente të cilat nevojiten për këtë mision.
Dy nga këto instrumente do të montohen në një tokëzues të palëvizshëm dhe tre nga to në një robot mobil i cili do të ofrohet si shërbim nga një shitës për Shërbimin Komercial të Ngarkesave për Hënë. /Telegrafi/