Telegrafi

NASA lëshon njërin nga dy satelitët që do të zbulojnë misteret e poleve të Tokës

NASA ka lëshuar njërin nga dy satelitët kërkimorë të njohur si kubesa, për të matur se sa nxehtësi humbet në hapësirë nga Arktiku dhe Antarktida.

Bëhet e ditur se kubesa është ngritur në bordin e një rakete Electron të Rocket Lab, nga kompleksi i lëshimit të Rocket Lab në Mahia, Zelandë të Re.

Së fundmi, kompania ka konfirmuar vendosjen e suksesshme të tij, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Misioni i shkencës klimatike PREFIRE synon të përmirësojë të kuptuarit e shkencëtarëve se si avujit e ujit, retë dhe elementet tjera të atmosferës të Tokës e bllokojnë nxehtësinë në hapësirë.

Sipas NASA-s, të dhënat e mbledhura do të çojnë në parashikime më të mira se si kriza klimatike do të ndikojë në nivelin e detit dhe motin.

Lexo po ashtu Misioni PREFIRE i NASA-s është gati për të zbuluar misteret e poleve të Tokës

Ndryshe, PREFIRE përbëhet nga dy kubesa të pajisur me sensorë të specializuar të nxehtësisë.

Data e lëshimit të satelitit të dytë do të shpallet së shpejti.

Pasi të jenë lëshuar të dy, ata do të mbledhin të dhëna rreth fenomeneve që ndodhin në një periudhë të shkurtët kohore dhe që kërkojnë matje të shpeshta. /Telegrafi/