Site icon Telegrafi

NASA konfirmon: Ujë ka në Hënë

Ujë është gjetur përfundimisht në Hënë, njoftoi NASA.

Kërkimet sugjerojnë që uji mund të shpërndahet drejtpërdrejt në sipërfaqen hënore, jo vetëm në pjesët e ftohta dhe të pandriçuara të hënës.

Zbulimi përfaqëson një përparim të madh në misionin e eksplorimit të pjesës tjetër të sistemit diellor, si dhe dhënien e një kuptimi më të mirë të sipërfaqes hënore, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/JimBridenstine/status/1320757460269895680

Pyetje të reja po ngrihen gjithashtu rreth asaj se si saktësisht uji mbërriti atje dhe si është në gjendje të mbijetojë në kushtet e vështira në Hënë.

“Ne konfirmuam ujin në sipërfaqen e Hënës për herë të parë me ndihmën e teleskopit SOFIA. Ne ende nuk e dimë nëse mund ta përdorim atë si një burim, por të mësosh rreth ujit në hënë është thelbësore për planet tona kërkimore,” njoftoi administratori i NASA-s, Jim Bridenstein.

Ai deklaroi se nuk dihet ende nëse mund të përdoret si burim. Detajet e zbulimit do të njoftohen në një konferencë shtypi që do të mbahet së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version