Helikopteri Ingenuity kreu një fluturim provë në Mars dhe gjithçka u filmua nga roveri Perseverance.
Dendësia e atmosferës në Mars është vetëm 1 për qind e asaj të Tokës, duke e bërë shumë më të vështirë për anijen kozmike gjenerimin e ngritjes së nevojshme për fluturim.
Megjithatë, helikopteri eksperimental Ingenuity i agjencisë amerikane të hapësirës NASA është projektuar për të prodhuar ngritje duke përdorur rotorët në kushte kaq unike dhe deri më tani ka përfunduar më shumë se 50 fluturime.
Roveri Perseverance i NASA-s së fundmi regjistroi fluturimin e 54-të të helikopterit në Mars, i cili u zhvillua në fillim të gushtit. Pasi Ingenuity përjetoi një anomali që shkaktoi uljen e shpejtë të tij, NASA kreu këtë test për të siguruar që sistemi i navigimit ishte ende duke punuar pa probleme dhe rezultati i testit ishte pozitiv.
Fly into #NationalAviationDay with Ingenuity!@NASAPersevere captured this video during the #MarsHelicopter’s 54th flight as the rotorcraft hovered 16 feet (5 m) above the surface and rotated to the left before landing again. pic.twitter.com/y2ay2dKZa7
— NASA JPL (@NASAJPL) August 19, 2023
Videoja tregon Ingenuity duke nisur rrotulluesit e saj dhe duke qëndruar pezull rreth pesë metra mbi sipërfaqe dhe më pas duke u ulur.
Perseverance e filmoi këtë test nga një distancë prej 55 metrash.
Përndryshe, roveri, së bashku me partnerin e tij, eksploron shkëmbinjtë dhe dheun duke kërkuar “objekte, substanca dhe/ose mostra origjina e të cilave kërkon një agjent biologjik”.
“Një qëllim kryesor i misionit të roverit në Mars është astrobiologjia, duke përfshirë kërkimin e shenjave të jetës mikrobiale të kaluar”, njoftoi NASA. /Telegrafi/