Agjencia hapësinore amerikane NASA ka publikuar një video panoramike që shënon nëntë vjet eksplorim të Marsit duke përdorur roverin Curiosity.
Videoja tregon brendësinë e kraterit Gale, si dhe vendet ku ishte Curiosity, ku lëvizi dhe gjithçka që kemi mësuar në dekadën e fundit.
Gjithashtu, pamjet janë dëshmi se gjatë një dite dimri pa pluhur në ajër shikueshmëria është fantastike dhe arrin më shumë se 30 kilometra.
Videoja panoramike tregon udhëtimin e Curiosity në malin Sharp dhe anashkalimin e një sasie më të madhe të rërës marsiane.
Shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë rreth asaj se si Marsit i mbaroi uji dhe sa kohë u desh për t’u bërë një planet i thatë i shkretëtirës.
Krateri Gale dikur ishte një liqen. /Telegrafi/