Telegrafi

NASA ka publikuar një imazh të ri të panoramës së Marsit

Imazhi u bë në një pjesë të kraterit të liqenit të quajtur, Van Zyl Overlook, për të cilin shkencëtarët besojnë se dikur ishte një liqen.

Kjo pamje shënon roverin që largohet nga vendi i uljes ndërsa fillon fazën shkencore të misionit më të përparuar në historinë e Marsit.

Është bërë duke përdorur sistemin stereo Mastcam-Z ndërsa rover ishte parkuar për 13 ditë. Panorama 2.4 miliardë pikselë përbëhet nga 992 foto të kombinuara në një foto të madhe.

Rover po hyn në fazën e shkencës duke lënë zonën Octavia E. Butler ku u ul më 18 shkurt të këtij viti. Ai tashmë ka provuar se mund të krijojë oksigjen nga atmosfera e Planetit të Kuq dhe deri më tani ka realizuar më shumë se 75 mijë fotografi. Ai madje regjistroi tingull në sipërfaqen e Marsit.

Në muajt e ardhshëm, “Perseverance” do të eksplorojë tokën e kraterit dhe do të mbledhë ekzemplarët e parë që do të transportohen në Tokë në misionet e ardhshme. /Telegrafi/