Telegrafi

NASA ka nisur një anije kozmike për në Jupiter – ajo është emëruar sipas një kënge të Beatles

Në orën 11:34 të mëngjesit, NASA lëshoi anijen Lucy për të eksploruar asteroidet e Jupiterit të quajtur Trojans.

Anija kozmike është emëruar sipas eshtrave të paraardhësit njerëzor të Australopitekut, rreth 3.2 milionë vjet të vjetër të gjetur në Afrikë në vitin 1974.

Mbetjet janë emëruar bazuar në këngën e grupit legjendar të muzikës, Beatles, “Lucy in the Sky with Diamonds”.

Misioni, i cili u ngrit me një raketë Atlas V nga Cape Canaveral, Florida, pritet të zgjasë 12 vjet.

Theksojmë se trojanët rrotullohen rreth Diellit në të njëjtën orbitë me Jupiterin. Asteroidet e Jupiterit në fakt ndahen në dy grupe. Në grupin e parë, i cili udhëton para Jupiterit, asteroidët mbajnë emrin e luftëtarëve të famshëm grekë, dhe në grupin e dytë, i cili udhëton pas tij, ata mbajnë emrin e heronjve trojanë.

Ato janë mbetje të sistemit të hershëm diellor që nga koha kur planetët u formuan. Në këtë proces evolucioni, Jupiteri veproi si një lloj pastrues dhe mbrojtës i planetëve të brendshëm nga bombardimet e asteroideve sepse kapi shumë prej tyre nga graviteti i tij.

Është spekuluar se mund të ketë aq shumë trojanë sa ka asteroidë në brezin kryesor të asteroidëve. Dy grupe trojanë gjenden në dy pika Lagranzh L4 dhe L5. Në pikat Lagranzh, forcat gravitacionale të dy trupave të mëdhenj, Diellit dhe Jupiterit, dhe forca centrifugale e asteroidit balancojnë njëra-tjetrën. /Telegrafi/