Një fotografi e pabesueshme e bërë në bordin e satelitit të Observatorit të Klimës së Detit të Thellë (DSCOVR) po bën gjiron në rrjete sociale, dhjetë vjet pasi u realizua, duke nxjerrë në pah obsesionin tonë të përjetshëm me kozmosin.
Sateliti DSCOVR kapi pamjen unike të Hënës teksa ajo lëvizte përpara anës së ndritshme të Tokës.
Seria e imazheve testuese tregoi “anën e errët” plotësisht të ndriçuar të Hënës që nuk është kurrë e dukshme nga Toka, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Imazhet u kapën duke përdorur kamerën polikromatike të imazhit të Tokës të NASA-s (EPIC), një kamerë dhe teleskop CCD 4MP në satelitin DSCOVR, që orbiton mbi 1 milion kilometra larg nga Toka.
Bëhet e ditur se EPIC është i pozicionuar vetëm për të kapur këtë imazh të pabesueshëm dy herë në vit, ndërsa orbita e DSCOVR përshkon rrafshin orbital të Hënës.
I vendosur midis Tokës dhe Diellit, misioni kryesor i DSCOVR është të monitorojë erërat diellore në kohë reale për Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).
Ndryshe, ana e largët e Hënës mbeti një mister deri në vitin 1959, kur anija kozmike sovjetike Luna 3 kapi imazhet e para.
Që atëherë NASA ka nisur disa misione në anën e largët hënore, duke arritur ta përshkruajë atë me foto dhe detaje të shkëlqyera.
Adam Szabo, shkencëtar i projektit DSCOVR në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard në Greenbelt, Maryland, vuri në dukje se “është e habitshme se sa më e ndritshme është Toka se Hëna”, duke shtuar: “Planeti ynë është një objekt vërtet i shkëlqyer në hapësirën e errët në krahasim me Hënën”. /Telegrafi/