Telegrafi

Nas, Kanye West dhe The Dream sjellin projektin e ri “Everything”

Nas vazhdon që të lansojë videoklipe nga albumi i vitit të kaluar.

“Nasir” ishte albumi i vitit të kaluar që u lansua nga Nas.

Dhe pas lansimit të dy klipeve, ai ka marrë ikonën Kanye West dhe The – Dream për klipin e ri.

Videoklipi shtatë minutësh shfaq lidhjen e një djaloshi të ri dhe gjyshes së tij.

Video për këngën “Everything” është realizuar nga filmi 16 minutash i metrazhit të shkurtër, “Nasir” që debutoi në nëntor.

Ky shënon rikthim të fuqishëm edhe për Kanyen, i cili ishte përfshirë së fundmi në konflikt me Drake.

Kanye premtoi se viti 2019 do të jetë krejt ndryshe ku ai do t’i tregojë të gjithëve se çka është në gjendje të bëjë. /Telegrafi/