Klubi italian, Napoli thuhet se do të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të ardhshëm pasi synon ta përforcoj ndjeshëm skuadrës për sezonin e ri.
Sipas gazetës Il Mattino, Napoli ka plane për të sjellë të paktën gjashtë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të verës 2025.
Ata do të kenë 150 milionë euro në afatin kalimtar të verës për t’i dhënë Antonio Contes mundësinë për të ndërtuar skuadrën ashtu siç e sheh të arsyeshme.
Napoli po kërkon të japë përparësi nënshkrimin e sulmuesit anësor të Feyenoordit, Igor Paixao, për të forcuar vijën e tyre të parë.
Napoli will speak to Feyenoord regarding a move for Igor Paixao in the next few days, report Il Mattino.https://t.co/1Q99PpHInA
— Get Italian Football News (@_GIFN) March 21, 2025
Ata po kërkojnë të nisin së shpejti diskutimet me përfaqësuesit e klubit holandez për të arritur një para-marrëveshje për transferimin e lojtarit gjatë verës.
Paixao ka 11 gola dhe 15 asistime në 38 paraqitje për Feyenoord këtë sezon dhe shihet si zëvendësuesi i Khvicha Kvaratskhelia. /Telegrafi/