Fenerbahce në fillim të sezonit e bleu nga Rizespor, Vedat Muriqin, i cili po del të jetë transferim mjaft i qëlluar dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve gjigante të Evropës.
Është gjiganti italian Napoli që ka ndërmarr hapat e parë konkret për Muriqin, i cili po vazhdon të bëjë emër me paraqitjet e tij si për me fanellën e Fenerbahces po ashtu edhe me atë të Kosovës.
Muriqi në Superligën e Turqisë në 8 ndeshje ka gjetur rrjetën 4 herë. Ai po ashtu edhe për Kosovës ka shënuar katër herë.
Kjo paraqitje ka bërë që forma e Vedatit ta tërheq vëmendjen e klubeve angleze, por hapi i parë konkret erdhi nga italianët, shkruan Fotomac, transmeton Telegrafi.
Drejtori Sportiv i Napoli, Cristiano Giuntoli është takuar me drejtorin e Fenerbahces, Damien Comolli për Vedat Muriqin.
Pasi mësoi për gjendjen dhe rrethanat në lidhje me lojtarin, bisedimet mes Giuntoli dhe Comollin do të diskutohen sërish.
Fenerbahce nuk planifikon të shes Muriqin, por një shifër rreth 25-30 milionë euro mund ta ndryshojë situatën. /Telegrafi/