Telegrafi

Napoli do ta bëjë Higuainin më të paguarin në Itali, vetëm që të mos largohet

Napoli është duke përgatitur një ofertë marramendëse për Gonzalo Higuain në vlerë prej 7.5 milionë eurosh për sezon.

Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga shumë klube evropiane, mes tyre Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini, por Partenopei nuk duan ta lejojnë largimin e tij.

Lojtari ka një klauzolë prej 94 milionë eurosh dhe presidenti Aurelio De Laurentiis e ka bërë të qartë se nuk e lejon largimin e tij, pos nëse dikush ia prish kontratën.

Dhe për ta parandaluar edhe atë opsion, sipas Rai Sport dhe La Repubblica, Napoli dëshiron ta paguajë Higuainin 7.5 milionë euro në vit.

Në ndërkohë thuhet se nëse lojtari pajtohet ta nënshkruajë kontratën e re, atëherë do t’i ulet klauzola për prishjen e kontratës nga 94 në 70 milionë euro.

Nëse ndodh kjo, atëherë Higuain do të bëhet lojtari më i paguar në Serie A. (Aktualisht më i paguari është Daniele De Rossi i Romës që përfiton 6.5 milionë euro në sezon). /Telegrafi/