Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Liverpoolit dhe Napolit në kuadër të përballjes në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse The Reds zhvilluan lojë më të mirë, ishin napolitanët ata që kaluan në epërsi.
Napoli kaloi në epërsi me anë të Dries Mertens në minutën e 21-të, nga një asistim i Giovanni di Lorenzo.
Skuadra e Jurgen Kloppit më pas e shtoi presion edhe më shumë ndaj asaj që Carlo Ancelotti, por këta të fundit nuk u zmbrapsën.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi të Napolit dhe në pjesën e dytë do të ketë më shumë gola.
Napoli me këtë rezultat është lider i Grupit E me 11 pikë, Liverpooli në të dytin me nëntë, Red Bull Salzburgu me pesë dhe Genk me dy. /Telegrafi/
https://twitter.com/hadymohammedd/status/1199791430832668677