Telegrafi

Napoli rikthen interesimin për yllin e Ajaxit

Mediat italiane raportojnë se Napoli janë duke planifikuar një tjetër tentativë verore për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Davy Klaassen.

Kjo sigurisht që nuk është hera e parë që klubi italian ka treguar interes të fortë në holandezin, pasi ai ishte një objektiv edhe gjatë vitit të kaluar.

Sipas calciomercato.com, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli është vendosur për një udhëtim të ri në Holandë për bisedime, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Napoli futet në garë seriozisht për Kessien

Ajaxi kanë qenë të përgatitur për të shitur Klaassenin, por lojtari besonte se ai nuk ishte i gatshëm për hapin e radhës për në futbollin e Serie A.

Produkti i akademisë së Ajaxit sapo i ka mbushur 24-vjeçar dhe ka shënuar tre gola në 11 paraqitje për ekipin e parë të Holandës.

Klaassen këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 ndeshje për klubin e tij.

Lexo po ashtu "Milik u josh nga parat e Napolit, unë jo"

Çmimi i mesfushorit holandez besohet të jetë rreth 15 milionë euro.

Ndryshe, Napoli dhe Ajaxi kanë marrëdhënie të mirë pasi në verë arritën marrëveshje për transferimin e polakut, Arkadiusz Milik. /Telegrafi/