Napoli ka refuzuar 55 milionë euro për Kalidou Koulibaly.
Pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis pohoi se nuk dëshiron ta shesë senegalezin, të paktën derisa të gjejnë pasuesin e qendërmbrojtësit.
“Është e vërtetë se Chelsea ka ofruar kaq shumë para, por i kam thënë Contes se Koulibaly nuk është për shitje”, ka thënë De Laurentiis, transmeton Telegrafi.
Koulibaly transferua në Napoli për tetë milionë euro në korrik të vitit 2014 nga skuadra belge e Genkut.
Senegalezi ishte një hap larg drejt kalimit në Stamford Bridge, por The Blues gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar rikthyen David Luizin nga radhët e PSG-së. /Telegrafi/