Site icon Telegrafi

Napoli refuzon Arsenalin për mesfushorin brazilian

24-vjeçari ka qenë disa herë gjatë verës i lidhur me një kalim në Emirates, por nuk u arrit pajtueshmëri në mes të palëve.

Braziliani me ardhjen e Maurizio Sarrit, është shndërruar në një nga lojtarët kryesor të Napolit, duke i ndihmuar ata të mbajnë pozitën e parë në Serie A.

Sipas TuttoMercatoWeb, Topçinjtë kanë paraqitur një ofertë për Jorginhon, por klubi italian ka refuzuar ta shes, pasi e shikojnë atë si lojtar të rëndësishëm për të fituar titullin.

Londinezët besohet se kanë ofruar rreth 15 milionë euro për lojtarin./Telegrafi/

Exit mobile version