Site icon Telegrafi

Napoli refuzon 70 milionë euro të Barcës për Koulibalyn

Barcelona po ka probleme gjatë këtij stinori me lëndimin e mbrojtësve qendror.

Si zgjidhje të parë e kanë futbollistin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili këto vitet e fundit po shkëlqen me paraqitjet në Serie A.

Napolitanët raportohet se ka hedhur poshtë 70 milionë euro të skuadrës katalunase, shkruan Gazeta Sport.

Lojtari senegalez është etiketuar si një zgjidhje për problemet e mbrojtjes së Barcelonës, ku ka lojtarë të dëmtuar, por udhëheqësit e Napolit e konsiderojnë atë më shumë vlerë.

Besohet se katalanasit do të dërgojnë një ofertë të re, që do të thotë se presidenti Aurelio De Laurentis do të tundohet.

Lexo po ashtu Suarez përkrahë transferimin e një sulmuesi të ri nga Barcelona

Presidenti i napolitanëve njihet si një njeri që nuk dorëzohet lehtë në transferime, kështu që gjithnjë ka bërë shumë para në shitjen e lojtarëve duke përfshirë Edison Cavanin, Jorginho, Ezequiel Lavezzi, e Gonzalo Higuain.

Ndryshe, Barcelona është lider i ligës elitare spanjolle, ashtu sikurse në grupin e vetë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version