Sipas mediave italiane, Napoli ka hedhur poshtë dy oferta të larta për dy yjet e skuadër, ku njëra ishte e Barcelonës për Lorenzo Insignen dhe tjetra nga Manchester City për Kalidou Koulibaly.
Afati kalimtar veror i transferimeve është mbyllur dhe skuadra italiane, Napoli mbajti skuadrën e tyre titulluare të paprekur.
Nuk ishte e lehtë, pohon La Gazzetta dello Sport, por presidenti Aurelio De Laurentiis hodhi poshtë propozimet masive nga skuadrat e mëdha evropiane për yjet e tij.
Gazeta italiane raporton se Barcelona ka bërë një ofertë përfundimtare me vlerë prej 100 milionë eurove për të tunduar largimin e Insignes, por Napoli ia ka mbyllur derën edhe përkundër kësaj oferte të lartë.
Barça nuk arriti të sjellë ndonjë nënshkrim të fundit me afatin kalimtar që u mbyll mbrëmë (e premte), ku më i kërkuari ishte Philippe Coutinho i Liverpoolit.
Napoli gjithashtu thuhet se hodhi poshtë edhe një ofertë prej 65 milionë eurove të Manchester Cityt për mbrojtësin Koulibaly. /Telegrafi/