Telegrafi

Napoli refuzoi 35 milionë euro nga Milani për Insignen

Mediat italiane raportojnë se Napoli ka refuzuar një ofertë në janar prej 35 milionë euro nga Milani për Lorenzo Insigne, pasi e shohin italianin si pjesë të rëndësishme të së ardhmes.

Sulmuesi anësor italian po cmend të gjithë me aftësitë e tij, duke shënuar shumë gola dhe duke bërë që shumë asistime dhe kështu është bërë shumë i kërkuar në treg.

Lexo po ashtu Insigne është objektivi madhor i Milanit

Sipas gazetarit të Premium Sport, Paolo Bargiggia, Insigne u kërkua me ngulm nga drejtori i ri sportiv i Milanit, Massimo Mirabelli, transmeton Telegrafi.

Ky transferim do të kishte qenë një shenjë e qartë e qëllimit nga pronarët e ri në hyrje të Milanit, Sino-Europe Sports, marra e të cilëve pritet të ratifikohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Insigne, ndërkohë, thuhet se do të rifillojë bisedimet mbi një kontratë të re me Napolin në kohën e duhur, pasi të dyja palët nuk arritën një marrëveshje verën e kaluar. /Telegrafi/