Mediat italiane raportojnë se Napoli ka refuzuar një ofertë në janar prej 35 milionë euro nga Milani për Lorenzo Insigne, pasi e shohin italianin si pjesë të rëndësishme të së ardhmes.
Sulmuesi anësor italian po cmend të gjithë me aftësitë e tij, duke shënuar shumë gola dhe duke bërë që shumë asistime dhe kështu është bërë shumë i kërkuar në treg.
Sipas gazetarit të Premium Sport, Paolo Bargiggia, Insigne u kërkua me ngulm nga drejtori i ri sportiv i Milanit, Massimo Mirabelli, transmeton Telegrafi.
Ky transferim do të kishte qenë një shenjë e qartë e qëllimit nga pronarët e ri në hyrje të Milanit, Sino-Europe Sports, marra e të cilëve pritet të ratifikohet në fillim të muajit të ardhshëm.
Insigne, ndërkohë, thuhet se do të rifillojë bisedimet mbi një kontratë të re me Napolin në kohën e duhur, pasi të dyja palët nuk arritën një marrëveshje verën e kaluar. /Telegrafi/