Telegrafi

Napoli refuzohet nga Liverpool për Alberto Moreno

Raportimet e fundit nga Anglia thonë se Napoli është refuzuar nga Liverpooli për mbrojtësin e majtë Alberto Moreno.

Napolitanët janë duke kërkuar lojtarë për përforcime dhe kësaj radhe provuan në Angli.

Sipas Daily Telegraph dhe Liverpool Echo, klubi italian i ka bërë ofertë prej 12.5 milionë euro, por që është refuzuar.

The Reds kërkojnë hiq më pak se 17 milionë funte, për lojtarin që luajti nga fillimi vetëm në dy ndeshje.

Napoli nuk ka buxhet të madhe këtë sezon për transferime dhe pritet të largohen nga kërkesa për këtë lojtar. /Telegrafi/